Bota

E rëndë në Kinë! Fundoset autobuzi në rezervuar, humbin jetën 21 persona, plagosen 15 të tjerë

7 Korrik 2020, 14:45 Nga DOSJA
E rëndë në Kinë! Fundoset autobuzi në rezervuar, humbin

KINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë ku të paktën 21 njerëz kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë shtruar në spital pasi një autobus që transportonte dhjetëra pasagjerë ra nga një urë dhe u fundos në një rezervuar.

Pamjet e  publikuara nga mediat vendase tregojnë se automjeti  po largohej nga drejtimi në korsi të trafikut të kundërt  e më pas është zhytur në rezervuar.

Brigada e zjarrfikës lokale tha se ata kishin gjetur 38 pasagjerë në autobusin e rrënuar, prej të cilëve 21 ishin të vdekur. Shkaku i incidentit mbetet i paqartë ndërkohë hetimet po vazhdojnë. Pika më e thellë e rezervuarit është rreth 15 metra  nën tokë, tha një shpëtimtar kurse autobuzi ka rënë deri në 10 metra lartësi.

Burimi:.dailymail.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fundoset autobuzi ne kine fundoset autobuzi ne kine

Sondazh

Poll