Bota

Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë rezulton pozitiv në testin e Covid-19

7 Korrik 2020, 13:21 Nga DOSJA
Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë rezulton pozitiv në

KOSOVË– Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Lumir Abdixhiku ka rezultuar pozitivë me koronavirus.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka shkrur se është testuar edhe bashkëshortja e tij e cila është identifikuar me Covid-19.

Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm.”-ka shkruar Abdixhiku.

Kujtojmë se javët e fundit Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19, ku për këtë shkak kryeministri Hoti ka rikthyer masat e izolimit në katër qytete të vendit, Prizren, Prishtinë, Ferizaj dhe Vushtrri. Ndërkohë deri më sot në të gjithë territorin e Kosovës numërohen 3.308 të infektuar dhe 76 viktima.

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove lumir abdixhiku koronavirusi ne kosove lumir abdixhiku

Sondazh

Poll