Jetuan për 68 vjet me njëri-tjetrin/ Binjakët e bashkuar më jetëgjatë në botë ndërrojnë jetë (VIDEO)
7 Korrik 2020, 12:58Nga DOSJA
OHIO-Ronnie dhe Donnie Gaylon, janë binjakët e bashkuar që kanë jetuar mëgjatë në botë krahasuar me binjakë të ngjashëm me ta. Dy vëllezërit 68-vjeçar Ronnie dhe Donnie Gayln, kanë vdekur më 4 korrik në qytetin e tyre të lindjes në Dejtn, Ohio.
Mediat e huaja shkruajnë se ata e kanë kaluar gjithë jetën të ngjitur me njëri-tjetrin, duke sfiduar shkencën.
Dy vëllezërit binjakë lindën të ngjitur, kur nëna e tyre priste të sillte në jetë vetëm një fëmijë, për shkak se mjekët nuk kishin parashikuar që ajo kishte dy fëmijë gjatë shtatzënisë.
Ronnie dhe Donnie Galyon kanë lindur më 28 tetor 1951 në gjendje shëndetësore shumë të mirë dhe kanë peshuar 11 kg. Ata u mbajtën për dy vjet në spital kur lindën, në përpjekje për t’i ndarë. Por, kur mjekët thanë se ndarja mund të rrezikonte jetën e tyre, prindërit e binjakëve nuk pranuan që ta ndaheshin.
Kështu ata jetuan si një trup i vetëm për 68 vjet, edhe pse shumicën e organeve i kishin të ndara, si zemrën dhe stomakun, e mësohet se ata ecën për herë të parë kur ishin 29 muajsh.
Gjatë një interviste të dhënë për mediet disa kohë më parë, ata thanë se kishin bërë një jetë të mirë dhe se nuk kishin pishmane, pse jetuan si një trup i vetëm, çka i privoi nga shumë gjëra në jetë.
SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi.Për këtë gjendje aspak të qetë ka folue edhe vetë eksperti i lartë amerik...
KOSOVË– Ditën e sotme Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemja në një konferencë për media ka folur rreth ngjarjes së rëndë të së dielës, ku vdiqën 4 pacient...
KOSOVË– Ish-drejtori i SHSKUK-së, Bastri Sejdiu përmes një konference për media sa i përket shkarkimit të nga pozita e drejtorit, ka folur për vdekjen e 4...
PARIS– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar të ditës së sotme në Paris, ka publikuar pamjet nga pritja shtetërore ...
SUEDI– Suedia është një ndër vendet që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës për shkak të mos izolimit të vendit pas përhapjes së pandemisë.Në një kohë që shumë ...
KOSOVË– Bashkimi Evropian do të jetë nikoqir i rikthimit të bisedimeve Kosovë – Serbi, pas dështimit të takimit në Washington, që erdhi si rrjedhojë ...
SHBA– Një studim global ka gjetur prova të forta që një formë e re e koronavirusit është përhapur nga Evropa në SHBA. Mutacioni i ri bën që virusi të ketë më sh...