Aktualitet

Apartamentin e kishin kthyer në fabrikë droge, dy shqiptarët përfundojnë nën prangat e policisë italiane

7 Korrik 2020, 13:17 Nga DOSJA
Apartamentin e kishin kthyer në fabrikë droge, dy shqiptarët

ITALI– Ditën e djeshme dy shtetas shqiptar kanë rënë nën prangat e policisë italiane për trafikim të lëndëve narkotike.   Mediat italiane kanë shkruar se policia e Veronës ka arrestuar në Cerea dy shqiptarë dhe një tunizian, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Policia u ka sekuestruar 2.5 kilogramë heroinë të pastër, gjithashtu tre personat kishin krijuar një fabrikë të vërtetë droge brenda apartamentit ku  ata jetonin. Ndër të tjera raportohet se atyre u janë gjetur mjete të ndryshme hidraulike që shërbenin për presimin e drogës, makina me vakum, mjetet që shërbenin për ndarjen e heroinës si dhe kallëpe speciale për paketimin e drogës.

I pari që ra në pranga ishte tuniziani. Ai u ndoq nga agjentët dhe kur e kuptoi këtë u mundua të arratisej, por u ndalua menjëherë. Ndërsa në makinën e tij policia ka gjetur 500 gramë heroinë.

Ndërkohë autoritetet ndoqën gjurmët e tij se ku kishte shkuar dhe kë kishte takuar, nga ku edhe mësuan adresën e apartamentit që ishte kthyer në një fabrikë të vërtetë për lëndët narkotike. Aty u arrestuan edhe shqiptarët. Përveç të gjitha materialeve që u sekuestruan, në dorën e policëve ranë edhe 6000 euro, dy makina, disa telefonë dhe një sasi e vogël marijuane.

Burimi: DAILY

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptaret ne itali arrestohen dy shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 12:12

FIER– Konfiskohen tri llogari bankare me vlerë 140 milionë lekë, para të cilat dyshohet se janë përftuar nga veprimtari kriminale. Të ardhurat ishin regjistruar...

Aktualitet 7 Korrik 2020, 11:41

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar 25-vjeçarja me iniciale E. R, pasi ka kërc...

Aktualitet 7 Korrik 2020, 11:27

TIRANË– Shoqja e Blerta Josifit, në një lidhje direkte për emisionin “Me zemër të hapur” ka treguar detaje që nuk diheshin nga e shkuara e dy vajzave në qy...