Vdekja e 4 pacientëve me Covid-19 në Kosovë/ Ministri i Shëndetësisë: Prokuroria do të hetojë çështjen nëse ka elemen
7 Korrik 2020, 12:22Nga DOSJA
KOSOVË– Ditën e sotme Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemja në një konferencë për media ka folur rreth ngjarjes së rëndë të së dielës, ku vdiqën 4 pacientë me Covid-19, në Klinikën Infektive.
Zemja ka thënë se janë duke pritur që Prokuroria të dal më një raport final dhe të shihet nëse ka elemente të veprës penale.
“Prokuroria të dalin më raport konkret të njoftojnë ministrin dhe të dalin me raport konkret se a ka vepër penale apo jo.”-është shprehur Zemaj, duke shtuar se menaxhimi i pandemisë është në koordinim të plotë me të gjitha institucionet e Kosovës.
“Mendoj që duhet ti shikoni në aspekt pre. Filmi i pandemisë në të cilën gjendemi ne dhe gjithë globi dallon. Mos bëni krahasime mes kohëve dhe as mes individë më së pakti jom i interesuar që të merrem me atë pjesë. Menaxhimi është në koordinim të plotë më të gjitha institucionet. Me vendimi e ri të Qeverisë kemi kërkuar riaktivizim të plotë. Të gjitha shtabet emergjente të komunave janë deklaruar se do të respektojnë vendimet. IKSHPK po mundohet që ti menaxhojë kërkesa. Ne jemi në mbështetje të plotë për çka do që kanë nevojë. Pjesën profesionale dhe menaxhimit të brendshëm ju lutëm ta kuptoni. Arsyet për neglizhencë nuk ekzistojnë, arsyet janë shtimi i kapaciteteve.”- tha ai.
Zemaj u shpreh se vendimii Bordit të SHSKUK-së, është për t’u përshëndetur, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të bëhen të ditura edhe detajet e tjera.
“Shkarkimi i drejtorit, Basri Sejdiu duhet të përshëndetët, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëjmë të ditur edhe veprimet e tjera. Unë nuk përzihem në punët e prokurorisë, ajo që kërkoj prej tyre është që ata të dalin sa më shpejt me një raport konkret që të na informojnë të gjithë neve në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur.”– u shpreh Zemaj.
Dy ditë më parë në Klinikën Infektive të QKUK-së vdiqënnë të njëjtën kohë katër pacientë me Covid-19, për të cilët mediat vendase raportuan se janë vrarë qëllimisht duke ju hequr oksigjenin. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë në Kosovë shprehet se ka nisur një hetim për të zbardhur vdekjen e pacientët.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Ish-drejtori i SHSKUK-së, Bastri Sejdiu përmes një konference për media sa i përket shkarkimit të nga pozita e drejtorit, ka folur për vdekjen e 4...
PARIS– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar të ditës së sotme në Paris, ka publikuar pamjet nga pritja shtetërore ...
SUEDI– Suedia është një ndër vendet që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës për shkak të mos izolimit të vendit pas përhapjes së pandemisë.Në një kohë që shumë ...
KOSOVË– Bashkimi Evropian do të jetë nikoqir i rikthimit të bisedimeve Kosovë – Serbi, pas dështimit të takimit në Washington, që erdhi si rrjedhojë ...
SHBA– Një studim global ka gjetur prova të forta që një formë e re e koronavirusit është përhapur nga Evropa në SHBA. Mutacioni i ri bën që virusi të ketë më sh...
BOSNJE-HERCEGOVINA– Ditën e sotme një tërmet me magnitudë 4,3 të shkallës Rihter është rregjistruar në afërsi të Malo Polje, Mostar, në Bosnje-Hercegovinë në or...
GJERMANI– Qentë e përfshirë të eksperiment i takojnë shkollës së qenve të ushtrisë gjermane e cila gjendet afër Ulmenit. Sipas njoftimeve të Bundeswehri...