Bota

Pesë ditë para takimit me Hotin në Bruksel, Vuçiç u drejtohet serbëve për dialogun

7 Korrik 2020, 09:57 Nga DOSJA
Pesë ditë para takimit me Hotin në Bruksel, Vuçiç u

SERBI– Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, para nisjes për në Bruksel, do të zhvillojë një komunikim publik për formimin e Qeverisë së re, vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe planet për luftën ndaj Covid-19.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se Vuçiç ka njoftuar se Ministri i Financave Sinisha Mali dhe ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar do të marrin pjesë në konferencën për shtyp.

Ndërkohë një ditë më parë BE-ja konfirmoi se më 12 korrik presidenti i Serbisë do të takohet me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Bruksel.

Lajmi u bë me dije nga nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i cili u shpreh:  Konfirmoj se këtë të diel, më 12 korrik, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të vijnë në Bruksel për një takim të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga BE. Ky do të jetë takimi i parë nga nëntori i 2018. Do të drejtohet nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell i ndihmuar nga i ngarkuari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll