Bota

Një mijë euro gjobë për infermieren në Kosovë, doli nga izolimi pas 7 ditësh në karantinë

7 Korrik 2020, 10:57 Nga DOSJA
Një mijë euro gjobë për infermieren në Kosovë,

KOSOVË– Një javë më parë një infermiere nga qyteti i Vushtrrisë rezultoi e infektuar me  Covid-19. Për këtë arse  IKSHPK-ja i rekomandoi asaj që të qëndronte në karantinë në shtëpinë e saj për të paktën 17 ditë deri sa të ritestohej për koronavirusin.

Sikurse shkruajnë edhe mediat vendase, infermierja ka thyer rregullat e IKSHPK-së. Ajo ka qëndruar e izoluar vetëm 7 ditë dhe jo 17.

Kjo pasi ditën e djeshme, më 6 korrik, ajo ka dalë në qytetin e Vushtrisë për të bërë pazar. Infermierja në fjalë është është parë nga Inspektoriati i komunës së Vushtrrisë, prandaj do të gjobitet me një mijë euro nga Inspketoriati i komunës për mos-përfillje të rregullave të vetizolimit në kohë pandemie.

“Infermierja është punëtore në emergjencën e spitalit dhe ka rezultuar pozitive me COVID-19. Qe një javë është në vetizolim. Dje ka qenë në qytet, pra pas 7 ditëve. Ajo do të marrë gjobë nga Inspektorati i komunës.”- ka deklaruar kreu i Drejtorisë së Inspeksionit në Vushtrri, Rrahim Ajeti.

Lidhur më këtë çështje është shkruar në raportin e Policisë së Kosovës se infermierja është takuar rreth orës 19:40, në rrugën “Ismail Qemajli”, në Vushtrri. Në konsultim me prokurorinë ndaj të dyshuarës është iniciuar procedurë penale dhe do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja. Ndërsa kreyeministri Hoti  nga dita e djeshme rimori masat për Covid-19, ku nga ora  21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit është ndaluar qarkullimi për qytetarët e Vushtrrisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 1 mijë euro gjobë për infermieren koronavirusi ne kosove 1 mijë euro gjobë për infermieren koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll