Rajoni

I vranë qëllimisht, u ndaluan oksigjenin? Reagon ish-drejtori i SHSKUK-së: E gjithë kjo mund të jetë e rastësishme

Bastri Sejdiu ka thënë se prokuroria ka marrë dëshmitë se nuk ka pasur rënie të tensionit me furnizim më oksigjen.
Featured image of article: I vranë qëllimisht, u ndaluan oksigjenin? Reagon ish-drejtori i SHSKUK-së: E gjithë kjo mund të jetë e rastësishme Ish-drejtori i SHSKUK-së, Bastri Sejdiu

KOSOVË– Ish-drejtori i SHSKUK-së, Bastri Sejdiu përmes një konference për media sa i përket shkarkimit të nga pozita e drejtorit,  ka folur për vdekjen e 4 pacientëve të dielën që lamë pas.

Sipas Sejdiut shkak për vdekjen e 4  pacientëve me Covid-19  nuk ka qenë mungesa e oksigjenit, pasi ai pretendon se pajisjet kanë qenë në rregull nga ana  teknike dhe se mjeku ka njoftuar policinë nga paniku.

Ndër të tjera ai ka thënë se prokuroria ka marrë dëshmitë se nuk ka pasur rënie të tensionit me furnizim më oksigjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jemi informunar nga mjeku kujdestar që 4 pacient kanë ndërruar jetë në kohën e njëjtë. Mjeku ka dyshuar se diçka nuk po funksionon më aparaturën e furnizimit me oksigjen dhe menjëherë ka ftuar policinë. Këto kanë qenë dyshimet preliminare por oksigjeni është i licencuar, bombolat kanë qenë të testuara edhe më herët e edhe atë moment. Është pa që nuk ka rënie të presionit të oksigjenit, këtë e tregon të gjithë ventilatorët. Kjo largon dyshime teknike dhe kalon tek ajo menaxheriale. Por e gjithë kjo mund të jetë edhe e rastësishme.”- ka deklaruar Sejdiu.

Dy ditë më parë në Klinikën Infektive të QKUK-së vdiqën në të njëjtën kohë katër pacientë me Covid-19, për të cilët mediat vendase raportuan se  janë vrarë qëllimisht duke ju hequr oksigjenin. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë në Kosovë shprehet se ka nisur një hetim për të zbardhur vdekjen e pacientët.

A.C/Dosja.al

Shto Koment