Bota

Profesori amerikan për dialogun: Nuk shoh asnjë shteg për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

7 Korrik 2020, 10:14 Nga DOSJA
Profesori amerikan për dialogun: Nuk shoh asnjë shteg për

KOSOVË– Dialogu Kosovë-Serbi është një ndër çështjet më delikate për Qeverinë e Kosovës, në një kohë që edhe situata poltike në vend nuk është aspak e qetë. Ndërkohë sa i përket rinisjes së bisedimeve më datë 12  korrik në Bruksel, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph u shpreh se nuk sheh asnjë shteg për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në takimin e 12 korrikut mund të priten hapa, të tillë si përmirësimi i tregtisë apo rritja e investimeve, por arritja e një marrëveshje që do të kulmonte me njohje reciproke, vështirë se mund të arrihet.”- deklaroi Joseph.

Gjithashtu ai theksoi se aktakuza e paraqitur ndaj presidentit Hashim Thaçi është serioze dhe e ndërlikon përfaqësimin e Kosovës në dialog. Por sipas tij “arkitektura” që ka ngritur Shtëpia e Bardhë rreth presidentit Thaçi është shembur.

Joseph tha se nuk është vetëm pala e Kosovës që ka deklaruar se nuk ka kompromis për integritetin territorial.

“Edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak si edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, e kanë përsëritur këtë. Çështja tani është te Beogradi.  Në fakt, mund të ketë ca përparim në aspektin e përmirësimit të marrëdhënieve tregtare dhe kjo duhet inkurajuar. Çdo gjë që mund t’i përmirësojë marrëdhëniet, që do të zvogëlojë tensionet, do të përmirësojë ekonominë, tregtinë dhe do të krijojë vende pune, është e mirë, është pozitive dhe duhet të inkurajohet nga të gjithë, por këto jo domosdoshmërisht të çojnë në njohjen reciproke, pra në qëllimin përfundimtar. Prokurori special ka njoftuar se aktakuza përfshin akuza për mbi 100 vrasje. Edhe pse ajo nuk është konfirmuar, është e një natyre aq serioze saqë nuk është e mundur të kesh një lloj marrëdhënieje të drejtpërdrejtë me Thaçin.”- deklaroi profesori amerikan.

Ndër të tjera ai tha se njoftimi për aktakuzën ka qenë një befasi për të gjithë, përfshirë edhe Shtëpinë e Bardhë, por nuk ishte befasi, ishte arkitektura e ndërtuar nga Shtëpia e Bardhë përreth presidentit Thaçi, duke përfshirë ndihmën e Ëashingtonit në krijimin e presionit që rrëzoi ish kryeministrin Albin Kurti.

“Në kushtet aktuale- tha profesori amerikan-SHBA-ja I ka përkeqësuar marrëdhëniet me Europën në përgjithësi dhe me Gjermaninë në veçanti. Pra, Shtëpia e Bardhë nuk është tani në një pozitë të fuqishme për të lëvizur përpara përsa i përket koordinimit me BE-në, por kjo mbetet një rrugë e domosdoshme.”- përfundoi Joseph.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi edward joseph dialogu kosove-serbi edward joseph

Sondazh

Poll