Aktualitet

Makina “Benz” përplas vajzën 6-vjeçare, niset urgjent në spital. Policia jep detajet, shoferi nuk i dha as ndihmën e pa

7 Korrik 2020, 08:48 Nga DOSJA
Makina “Benz” përplas vajzën 6-vjeçare, niset

DURRËS– Një 6-vjeçare është aksidentuar nga një makinë tip “Mercedez Benz”. Ajo u aksidentua ditën e djeshme nga një 30-vjeçar, i identifikuar me iniciale A. N.,  banues në Durrës. Pasi ka përplasur të miturën, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, i riu nuk i ka dhënë ndihmën e parë dhe është larguar nga vendngjarja, por u arrestua sot nga “blutë” e qytetit. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.07.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën dhe më pas shtetasi A. N. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres policia e durresit aksident në durrës durres policia e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 07:36

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rrëfyer në rrjetet e tij një episod që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm lidhur me respektimin...