Sport

Spalletti shumë pranë largimit nga stoli i trajnerit të Interit

4 Prill 2019, 20:42 Nga DOSJA
Spalletti shumë pranë largimit nga stoli i trajnerit të Interit

Pas triumfit 0-4 në transfertë kundër Genoa-s dhe pas rikthimit të Icardit në ekip, te Interi duket se plasur një tjetër çështje, por këtë herë edhe më e rëndë.

Mediat në Itali, më saktësisht “Sky Sports”, ka shkruar se marrëdhënia mes trajnerit Luciano Spalletti dhe administratorit Beppe Marotta ka prekur fundin.

Lajmi është raportuar nga burime konfidenciale brenda klubit e gazetares  Mariangela Pira.

Arsyeja e prishjes së marrëdhënieve mes Spalletti-t dhe Marota-s është se trajneri nuk zbaton urdhrat e delegatit në daljet publike për mediat.

“Në këtë moment marrëdhënia mes tyre është inekzistente, Marota dhe Spaleti janë thuajse të huaj për njëri-tjetrin. Spaleti jo vetëm që nuk bën asgjë nga ato që i kërkon Marota, por del në televizione dhe bën të kundërtën. Është me fat që nuk largohet që sot,”-ka shkruar Pira në “Twitter”.

Ndërkohë përsa i përket mundësisë së uljes së Conte-s në pankinën zikaltër gazetarja shkruan: “Pyeta burimin tim në në lidhje me Konten dhe nuk më mohoi asgjë. Përgjigja e tij ishte “Interi mbi të gjitha.”

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport beppe marotta genoa inter luciano spalletti mauro icardi seria a beppe marotta genoa inter luciano spalletti mauro icardi seria a

Sondazh

Poll