Politike

Kritikat për publikimin e videos, këshilltari i Ramës, Endri Fuga: Prindërit e vajzës dolën vetë hapur

8 Shkurt 2019, 20:39 Nga DOSJA
Kritikat për publikimin e videos, këshilltari i Ramës, Endri

Vizita e ministres Elisa Spiropali në familjen e vajzës së abuzuar në Kavajë ka shkaktuar shumë reagime nga ana e opozitës dhe në rrjetet sociale. Kjo pasi vizita u pasqyrua me video të publikuar në profilin e facebook të kryeministrit Edi Rama.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi me anë të një statusi në facebook i dha ultimatum Ramës të shkarkojë Spiropalin dhe të fshijë videon nga profili i tij.  Më pas erdhi edhe reagimi i Klajda Gjoshës, e cila citoi ligjin e ruajtjes së privatësisë për të miturit e abuzuar.

Me anë të një statusi në Twitter, Endri Fuga, këshilltari i kryeministrit Rama iu përgjigj këtyre kritikave të bëra nga opozita.

“Ata politikane dhe media qe shfaqen sot gjasme te indinjuar per viziten e Elisa Spiropali tek familjaret e vajzes ne Kavaje jane pikerisht arsyeja pse prinderit e vajzes vendosen te dilnin hapur me ate mesazh te drejtperdrejte ne ERTV,”- shkruan Fuga.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi edi rama elisa spiropali endri fuga klajda gjosha perdhunimi i te mitures ne kavaje albana vokshi edi rama elisa spiropali endri fuga klajda gjosha perdhunimi i te mitures ne kavaje

Sondazh

Poll