Politike

Rama në Korçë, ankesa e qytetares: Jam e divorcuar, në korrik më gjete punë. Shtëpia me qira, dritat me defekt… (VD)

8 Shkurt 2019, 17:10 Nga DOSJA
Rama në Korçë, ankesa e qytetares: Jam e divorcuar, në

Një tjetër ankesë e “veçantë” gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama në Korçë.

Një nga qytetaret e pranishme në këtë takim, iu ankua Kryeministrit se ishte e papunë dhe e divorcuar. Kryeministri i tha se mund të ndërhynte vetëm për t’i gjetur punë në privat, pasi në shtet, tha ai, duan vetëm ata që s’duan të punojnë.

Dialogu i Ramës me qytetaren:

Qytetarja: Jam e divorcuar, u takuam në korrik më gjete punë. Kam mbaruar shkollën e lartë, e kam qarë hallin derë më derë, jetoj në shtëpi me qira, dritat më bëjnë mas, mund të përvëlohem. I kam mbaruar të gjitha shkollat pas divorcit.

Rama: Do punë në privat apo e do në shtet?

Qytetarja: E dua në shtet

Rama: Në shtet duan vetëm ata që s’punojnë. Në shtet të ta gjejë kryetari, në privat t’a gjej unë që sot.

Qytetarja: Vetëm lirinë e fjalës e kemi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama qytetarja ne korce rama ne korce edi rama qytetarja ne korce rama ne korce

Sondazh

Poll