Qytetarja përlotet dhe zë ngusht Ramën: Jam e sëmurë me kimioterapi, s’kam lekë
8 Shkurt 2019, 16:58Nga DOSJA
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë aty ku ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe ka dëgjuar ankesat dhe kërkesat e tyre.
Njëra nga qytetarët e pranishme në këtë aktivitet, ka thënë se vuan nga kanceri, dhe sërish është e detyruar të zvarritet në zyrat e shtetit për të nxjerrë tapinë e shtëpisë.
Rama sërish i është përgjigjur me togfjalëshin: Ankohu tek platforma.
Diskutimi i qytetares me Ramën në Korçë:
Qytetarja: Jam e sëmurë me kimioterapi. Pres të më dalë tapia. Nuk kam lekë për terapinë që bëj. Siç bëj aplikimet ashtu më kthehen.
Rama: S’ka nevojë të shkosh gjëkundi. Më ra goja, ço kërkesën tek Shqipëriaqëduam.
Qytetarja: E bëra edhe këtë gjë. Shkova edhe aty, s’kam internet, jam në gjendje shumë të keqe.
Rama: Ik te bashkia, ka një sportel që bën këtë punë, e bën nga Korça.
Qytetarja: E kam bërë këtë gjë. Më kthyen përgjigje, më thanë dale duhet të sjellësh këtë gjë. Ma bëri një mbesë.
Rama: Do të ta thotë djali si bëhet.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit për rritjen e moshës së pensionit për meshkujt në 70 vjeç. Vasili shprehet se ky ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka reaguar në lidhje me mesazhet e shkëmbyera mes ministres Balluku dhe deputetit të PS, Sadi Vorpsi të cilat u bën...
Nën ethet e zgjedhjeve bashkiake, kanë filluar edhe thashethemet e para, jo vetëm nga protagonistët, por edhe për protagonistët. Partia Demokratike është duke n...
Nën ethet e zgjedhjeve bashkiake, kanë filluar edhe thashethemet e para, jo vetëm nga protagonistët, por edhe për protagonistët. Partia Demokratike është duke n...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka dhënë sot një deklaratë për shtyp, ku foli për turizmin dhe rolin e tij. Ministri Lleshaj u shpreh se roli i prefektit d...
Korçë-Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta gjatë takimit me studentët ekselentë në këtë qytet. Studenti mori fjalën dhe Rama i këshilloi studentët q...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin të “Pa ekspozuarit”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar teksa fliste për të ardhmen e vendit, se nëse ikja e saj i...