Politike

“Si do e shkulim Fiqon, atë pallën”, PD-ja për mesazhet Balluku-Vorpsi: Rama po mundohet të shpëtojë nga burgu Dakon d

8 Shkurt 2019, 16:24 Nga DOSJA
“Si do e shkulim Fiqon, atë pallën”, PD-ja për

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka reaguar në lidhje me mesazhet e shkëmbyera mes  ministres Balluku dhe deputetit të PS, Sadi Vorpsi të cilat u bënë publike. Balluku dhe Vorpsi po diskutonin se si të largonin nga posti kryebashkiakun e Vlorës, Fiqiri Ismailin.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Hasa ka reaguar në emër të Partisë Demokratike teksa shprehet se kryeministri Edi Rama sipas tij po mundohet të shpëtojë nga drejtësia kryebashkiakët e faktuar për lidhjet e tyre me krimin dhe shitblerjen e votave, duke mos i kandiduar më.

“Autorja e abuzimeve miliona euro dhe e megamashtrimit me Air Albania, me urdher te Edi Rames paska nisur aksion per te mobilizuar krimin dhe parate e korrupsionit per te kapur Bashkine e Vores. Nuk ka per t’ia dale dot!

Nga ana tjeter, njesoj si me ministrat e korruptuar, qe i largoi per t’i shpetuar drejtesise, Edi Rama po mundohet te shpetoje nga drejtesia kryebashkiaket e faktuar per lidhjet e tyre me krimin dhe shitblerjen e votave, Qazim Sejdinin dhe Vangjush Dakon, duke mos i kandiduar me.

As krimi, as droga, as parate e korrupsionit nuk do ta shpetojne dot qeverisjen kriminale te Edi Rames. Ligji do te coje ne burg politikanet e lidhur me krimin dhe korrupsionin qofshin ose jo ne detyre. Organizates mafioze te rilindjes i ka ardhur fundi. Me 16 shkurt te gjithe se bashku per goditjen finale!”- përfundon deputeti i PD-së, Endri Hasa.

Biseda e zbardhur mes Ballukut dhe Vorpsit:

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)

Vorpsi: Ha ha

Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****

Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate

Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët

Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë

Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin

Vorpsi: Po po, e di

Balluku: Dhe po e bën shumë mirë

Vorpsi: Eshtë djalë super ai

Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik

Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.

Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.

Vorpsi: E rëndësishme…

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku edi rama endri hasa mesazhet balluku-vorpsi qazim sejdini sadi vorpsi vangjush dako belinda balluku edi rama endri hasa mesazhet balluku-vorpsi qazim sejdini sadi vorpsi vangjush dako

Sondazh

Poll

Politike 8 Shkurt 2019, 11:21

Darka e gabuar e Ramës në Prishtinë

Një intervistë e sinqertë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për emisionin “T7” ka nxjerrë në pah disa të vërteta që Edi Rama mundohet ti’a mbajë të fs...