Politike

Zgjedhjet lokale 2019/ Rama konfirmon Sotiraq Filon në Korçë, kryebashkiaku në garë për mandatin e dytë

8 Shkurt 2019, 16:45 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale 2019/ Rama konfirmon Sotiraq Filon në Korçë,

Korçë- Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit “Bashkia që duam”, ka konfirmuar kandidimin e Sotiraq Filos në bashkinë e Korçës në zgjedhjet lokale të 30-qershorit.

Në fjalën e tij gjatë takimit me qytetarët, Rama konfirmoi se Partia Socialiste do të kandidojë Filon, për një mandat të dytë deri në vitin 2023.

“Në Korçë do keni sërish Sotiraq Filon.”-tha Rama.

Më tej gjatë takimit, një nga qytetaret e pranishme në këtë takim, iu ankua Kryeministrit se ishte e papunë dhe e divorcuar. Kryeministri i tha se mund të ndërhynte vetëm për t’i gjetur punë në privat, pasi në shtet, tha ai, duan vetëm ata që s’duan të punojnë. (Lexo këtu)

Ndërsa, njëra nga qytetarët e pranishme në këtë aktivitet, ka thënë se vuan nga kanceri, dhe sërish është e detyruar të zvarritet në zyrat e shtetit për të nxjerrë tapinë e shtëpisë. Rama sërish i është përgjigjur me togfjalëshin: Ankohu tek platforma. (Lexo këtu)

Rama ka ironizuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë madje u shpreh se nuk është edhe aq i frikshëm sa duket të enjteve në televizor kur është me Berishën, por pa i përmendur emrin këtij të fundit. (Lexo ketu)

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama sotiraq filo zgjedhjet lokale 2019 edi rama sotiraq filo zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll