Art&Argëtim

U nda nga jeta në moshën 91 vjeçare, bëhet publike letra e shkruar nga vetë Ennio Morricone: Unë kam vdekur, po iki pa ju

6 Korrik 2020, 17:33 Nga DOSJA
U nda nga jeta në moshën 91 vjeçare, bëhet publike letra e

ITALI– Vdekja e kompozitorit Ennio Morricone ditën e djeshme erdhi shumë papritur për botën e artit. 91 vjeçari u nda nga jeta për arsye të paditura mirëpo duket ai vetë ishte i vetëdijshëm që kjo ditë do vinte shumë shpejt.

Ennio ka lënë një letër emocionuese, ku vendosi të njoftojë me fjalët e tij ndarjen nga jeta duke kërkuar dhe mbajtjen e nje funerali privat.

Letra e shkruar me dorën e Ennio Morricones është publikuar nga “Che tempo che fa”.  Në të kompozitori legjendar përmend emrat e njerëzve më të rëndësishëm të jetës së tij.

Letra e plote:

“Unë, Ennio Morricone kam vdekur. Ua njoftoj kështu të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg, që i përshëndes me shumë dashuri. Është e pamundur t’i përmend të gjithë. Por një kujtim i veçantë është për Peppuccio-n dhe Roberta-n, miq të dashur shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sonë. Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë kështu dhe të mbahet një funeral privat: Nuk dua t’ju shqetësoj.

Përshëndes ngrohtësisht Ines, Laura, Sara, Enzo dhe Norbert, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës sime me mua dhe familjen time. Dua të kujtoj motrat e mia Adriana, Maria, Franca dhe partnerët e tyre me dashuri dhe t’u them se i kam dashur shumë.

Një përshëndetje e fortë dhe e thellë për fëmijët e mi Marco, Alessandra, Andrea, Giovanni, nusen e djalit, Monica dhe nipërit e mbesat e mia Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca.

Shpresoj që ata ta kuptojnë se sa shumë i kam dashur. E fundit, por jo më pak e rëndësishme (Maria). Për të ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur bashkë dhe që më vjen keq ta braktis. Për ty lamtumirën më të dhimbshme”.

 (A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ennio morricone kompozitor letra ennio morricone kompozitor letra

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Korrik 2020, 13:24

TIRANË– Evis Mula, këngëtarja dhe sopranoja e njohur mëngjesin e kësaj të hëne ka qenë e ftuar në emisionin “Wake up”, me Isli Islamin dhe Ori Nebiajn në T...