Bota

Prostitucioni në Greqi pas bllokimit është ‘ruletë ruse’, punëtoret e seksit: E pamundur që të zbatohen masat!

6 Korrik 2020, 14:52 Nga DOSJA
Prostitucioni në Greqi pas bllokimit është ‘ruletë

GREQI– Në një bordello të madhe në zemrën e Athinës, prostitutat nga Venezuela po i rikthehen punës pas shumë muajsh. Përderisa shumica e grekëve janë distancuar për shkak të koronavirusit, shumë prostituta kanë pak zgjidhje përveç që të kthehen në punë.

“Jam munduar të fle sa më shumë që të jetë e mundur për të harruar urinë time gjatë këtyre tre muajve”, tha Bella, e cila ka një fëmijë.

Një listë e rregullave të rrepta të higjienës dhe sigurisë u njoftuan nga autoritetet greke për të mbrojtur klientët dhe punëtorët, të cilët janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të infeksionit sesa të tjerë që ushtrojnë profesione të ndryshme. Por masat janë joreale, i thanë gratë AFP-së.

“Janë qesharake,” tha Dimitra Kanellopoulou, presidenja e shoqatës së punëtorëve të seksit në Greqi. “Ata thonë që të nuk duhet të ketë kontakt fizik në dhomën e pritjes, po më pas kur futen në dhomë çfarë ndodh?,”- tha ajo.

Punëtorët e seksit këshillohen të “ruajnë distancën” dhe të shmangin “kontaktin me fytyrë më fytyrë”, madje sugjerohet që të përdoret edhe maska, e cila të prezantohet si një mënyrë e re “loje”.

Është tallje. Si mund të kryejnë marrëdhënie duke mbajtur maskë? Të vendosë edhe një zinxhir në maskë?” tha Katerina, e cila drejton një bordello tjetër në qendër të Athinës.

Lista e masave përfshin gjithashtu një detyrim për të mbajtur të gjitha detajet e kontaktit të klientëve në një zarf të mbyllur për katër javë, në mënyrë që në rast infektimi ata të lajmërohen. 

“Puna jonë është në thelb ruletë ruse. Ju e vendosni veten dhe familjen tuaj në rrezik, por në të njëjtën mënyrë do të vdisni nga uria”, tha Anna Kouroupou, një grua transgjinore që drejton “Ombrellën e Kuqe” të Athinës, një iniciativë që mbështet punëtorët e seksit. “Kjo është ndoshta koha më e keqe ndonjëherë për këtë profesion,” tha ajo.

“Gjërat u bënë vërtet keq kur shpërtheu SIDA, por pas disa muajsh e kuptuam se veshja e prezervativit do të na mbante të sigurt. Tani nuk ka asnjë mënyrë për të mbrojtur veten,” shtoi ajo.

Sipas ligjit grek, në mënyrë që një bordellë të funksionojë ligjërisht, duhet të jetë së paku 200 metra larg hapësirave publike siç janë spitalet, parqet, kishat, shkollat ​​dhe stadiumet. Në një qytet të dendur, ky kufizim e bën praktikisht çdo bordello ekzistuese të paligjshme. Ndërkohë që sipas “Ombrellës së Kuqe” në Greqi më shumë se 600 bordelloja veprojnë ilegalisht.

Në thelb nuk ka asnjë ndërtesë që të përmbushë kërkesat e ligjit në të gjithë Athinën,”- tha Dimitrios Moraitis, avokat i shoqatës së punonjësve të seksit.

Për të mbështetur prostitutat që punojnë në mënyrë të hapur, “Ombrella e Kuqe” ka mbledhur rreth 7,000 euro në kuponë supermarket, dhe shpërndan xhel hidroalkoolik për gratë.

“Nuk kam frikë nga pandemia, kam më shumë frikë nga mundësia e një bllokimi të ri,” tha Linda ndërsa përgatitej të fillonte turnin e saj.

 

Burimi:thejakartapost

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota prositutat ne greqi prositutat ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 6 Korrik 2020, 14:49

KOSOVË– Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për vdekjet e pacientëve me COVID-19, që ka...