Bota

Kritikoi autoritetet e vendit për trajtimin e pandemisë Covid-19, arrestohet profesori kinez

6 Korrik 2020, 14:13 Nga DOSJA
Kritikoi autoritetet e vendit për trajtimin e pandemisë Covid-19,

KINË-  Profesori kinez, Xu Zhangrun, i cili ka kritikuar autoritetet kineze për trajtimin koronavirusit në vend është arrestuar ditën e sotme. Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se ai ishte në arrest shtëpie ndërkohë tashmë është dërguar në qeli.

Mësohet se policia nuk ka komentuar publikisht mbi arrestimin dhe ende është e paqartë se cilat janë akuzat me të cilat po përballet profesori i drejtësisë, i cili ka kritikuar edhe liderin aktual të Kinës, Xi Jinping.

Ndërkohë një mik i tij, ka thënë për mediat e huaja se gruaja e profesorit Zhangru kishte marrë një telefonatë, përmes së cilës asaj iu komunikuar se bashkëshorti i saj akuzohet për prostitucion, akuzë që sipas saj nuk qëndron. 

Më parë, Xu Zhangrun-t i ishte ndaluar puna në Universitetin Tsinghu pasi ai foli kundër heqjes së kufijve të mandatit presidencial, masë kjo që lejonte presidentin Xi të mbetet në postin e tij për gjithë jetën.

Ai ishte vendosur në “arrest shtëpie” në fillim të këtij viti, pasi publikoi një artikull ku kritikonte mënyrën se si presidenti Xi dhe qeveria kishin trajtuar shpërthimin e koronavirusit. Sipas mediave të huaja liria e shprehjes është nën kontroll të rreptë në Kinë dhe ata që flasin kundër autoriteteve rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burgim.

Burimi; BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi en kine xu zhangrun koronavirusi en kine xu zhangrun

Sondazh

Poll