Bota

E frikshme në Kroaci/ Policët shkojnë të arrestojnë trafikantin, përballen pitonin 5.5 metra të gjatë

6 Korrik 2020, 14:05 Nga DOSJA
E frikshme në Kroaci/ Policët shkojnë të arrestojnë

KROACI– Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Zagreb të Kroacisë ku policia teksa ka shkuar për të arrestuar një trafikant droge në Zagreb, është përballur me një rrezik shumë më të pazakontë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në  shtëpinë e 37-vjeçarit që u arrestua, ku është gjetur një gjarpër gjigant 5.5 m të gjatë që peshonte 50 kg.

Pas përfundimeve të hetimeve, Policia e Zagrebit publikoi detajet e arrestimit të 3 korrikut, gjatë së cilës iu desh të tregonte vëmendje dhe kujdes edhe për një kafshë të pazakontë. Pra një piton me një gjatësi 5.5 metra dhe peshonte 50 kilogramë.

Policia hyri në banesë për arrestimin e trafikantit, që dyshohej  se kishte blerë sasi të mëdha mariuane, të cilën më pas e  kishte fshehur në një apartament në Zagreb, në zonën e Jarunit. Por gjatë kontrollit të banesës në Jarun, oficerët e policisë gjetën 25 kërcej marihuanë 10 -130 cm të larta, por edhe zvarranikun, një rrezik shumë i madh për ta.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kroaci piton me një gjatësi 5.5 metra zagreb kroaci piton me një gjatësi 5.5 metra zagreb

Sondazh

Poll