Bota

Ndërtoi faqen për gjurmimin e COVID-19, gjimnazisti 17-vjeçar tregon se si i lindi ideja kur ende virusi nuk ishte përhapur

6 Korrik 2020, 13:12 Nga DOSJA
Ndërtoi faqen për gjurmimin e COVID-19, gjimnazisti 17-vjeçar

SHBA- Avi Schiffman është 17-vjeçari që ka ndërtuar faqen më të popullore në botë për gjurmimin e koronavirusit. Kohën e tij të izolimit, gjimnazisti, ndryshe nga moshatarët e tij që kohën e lirë mund ta kenë shpenzuar duke parë seritë e preferuara të filmave ose me lojëra online, ai e ka kaluar duke ndërtuar një faqe në internet, për të gjurmuar dhe përpiluar numrat e përhapjes globale të pandemisë, Covid-19 nga disa burime të besueshme lajmesh dhe ëebfaqe qeveritare.

Faqja e tij, Ncov2019.live, është një nga faqet më të klikuara me 30 milion vizitorë në ditë dhe është cilësuar si një burim i mirë informacioni mesatar në lidhje me koronavirusin, që një person duhet të dijë.

Në gjurmuesin e tij, ai vazhdimisht hedh statistika për vendet në mbarë botën mbi infeksionet, vdekjet, te shëruarit dhe normat e ndryshimit duke përdorur të dhënat nga OBSH, CDC dhe faqet e tjera të zyrtare, ndërsa shpesh ofron veçori të reja, si llogaritja më e fundit e shkallës së mbijetesës.

Por dizenjimi i faqeve nuk është diçka e re për 17-vjeçarin. Ai ka treguar se është mësuar të përdorëkompjuterin në moshën 7 vjeç dhe është krijues i 30 faqeve gjatë dhjetë viteve.
Ndërsa gjurmimi i tij ka filluar pa përhapjen e virusit në nivel botëror kur ende dhe shteti kinez nuk kishte një deklaratë të qartë për situatën.

“Doja shifrat më të sakta dhe shikoja faqet qeveritare lokale të qeverisë kineze që ishte shumë e vështirë të lexoheshin. Fillova të punoja në gjërat kryesore që ishin tërheqëse për shikuesit, kryesisht për paisjet telefonike që zakonisht marrin të dhënat e fundit. Të gjitha në një vend për të gjitha shtetet. Që nga ajo kohë kam patur mbi 700 milion vizitorë nga çdo vend i botës”, – ka thënë ai 

Schiffman ka refuzuar shumë oferta puna përfshirë dhe Microsoft duke treguar se nuk do të jetë përfitues dhe se nuk dëshiron të jetë i detyruar me kontratë të vazhdojë faqen e me ndryshime që ai nuk dëshiron ti përfshijë. Pandemia e koronavirusit nuk duket se do të kalojë shpejt dhe Schiffmann planifikon të vazhdojë në mënyrë aktive gjurmimin e tij deri në fund. Për sa kohë që faqja është e ngritur, ai thotë se do të vazhdojë të punojë në të dhe të shtojë veçori të reja.

Nuk jam i interesuar për një karrierë si programues tetë orë në ditë. Kjo do të hiqte zbavitjen dhe motivimin që kam për programimin. Dua të ndërtoj diçka që u shërben njerëzve dhe nuk dua të jem një emër në listën e kontribuesve. Unë jam vetëm 17 vjeç, nuk kam nevojë për 8 milion dollarë … Nuk dua të jem përfitues,”-thotë ai.

Kush është Avi Schiffmann?

Në informacionet e marra në profilin e Avi Schiffmann në Linkedin, ai aktualisht është një gjimnazist në shkollën e mesme nga Mercer Island. Aktualisht, ai po ndjek Shkencat e Kompjuterave dhe ka punuar në projekte të ndryshme gjatë dy viteve të fundit. Kjo përfshin një stazh me Healing Arts Productions, duke punuar si një artist i pavarur 3D, duke drejtuar një organizatë online reviste të drejtuar nga studentët dhe duke qenë një mësues online në YouTube.

Këtë vit ai fitoi çmimin “webby” si Njeriu i Vitit.

(k.a/f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota avi schiffman covid-19 ncov2019.live shba avi schiffman covid-19 ncov2019.live shba

Sondazh

Poll