Aktualitet

Arrestohen 3 persona në Durrës, Policia: 25-vjeçari dhunoi qytetarin, në pranga dhe 2 shoferë

6 Korrik 2020, 06:34 Nga DOSJA
Arrestohen 3 persona në Durrës, Policia: 25-vjeçari dhunoi

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar një 25-vjeçar me iniciale F.Zh, i cili ka godotur një 41-vjeçar. Ky i fundit ndodhet për mjekim në spital. Ndërkohë, në prangat e Policisë kanë rënë edhe 2 shoferë, njëri ka qenë i dehur dhe tjetri ka lëvizur pa patentë.

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin:

-F. Zh., 25 vjeç, banues në Kavajë, pasi më datë 05.07.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.= Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

-R. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Renault”, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, duke i shkaktuar dëme materiale.

-A. Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 1.30 mg/l, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arestohen 3 persona në durrës arestohen 3 persona në durrës

Sondazh

Poll