Politike

Rama nxjerr pamjet, Policia derë më derë tek të prekurit me COVID, i infektuari: Fjalët e mia vijini vathë në vesh… ky virus nuk të fal, unë se ndaj vitaminën C

VIDEO
Disa prej personave të prekur, nuk kanë ngurruar të japin edhe mesazhet e tyre për të gjithë ata që ende mendojnë se COVID-19 është një "komplot botëror". 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet e një prej ditëve të punës së Patrullave të Policisë së Shtetit, që shkojnë derë më derë tek personat e infektuar me COVID-19. Bashkëngjitur videos, Rama thotë se policia vazhdon të jetë në krye të detyrës, dhe iu kujton të gjithë të infektuarve të mos thyejnë rregullat.

Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu😷, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën.👮 🚔 Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë👋! Shëndeti mbi të gjitha🙏”,-shkruan Rama.

Disa prej personave të prekur, nuk kanë ngurruar të japin edhe mesazhet e tyre për të gjithë ata që ende mendojnë se COVID-19 është një “komplot botëror”.

I infektuari: Ata që e kanë kaluar në kurriz si unë të kenë disa fjalë vathë në vesh. Është një sëmundje që nuk të fal. Jo vetëm ti dëgjojnë si teori, por edhe në praktikë. Unë se ndaj vitaminën C, 3-4 herë në ditë.

Polici: Unë ju falenderoj për veprimin tuaj, ju jam mirënjohës si qytetar dhe punonjës policie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Efektivi i policisë: Ju lutem, nëse nuk zbatoni rregullat, do të veprojmë në bazë të aktit normativ në fuqi. Të shkuara.

Kontrollet sa vijnë dhe shtrëngohen në një kohë kur COVID-19 në Shqipëri nga fundi i muajit qershor e deri më tani në korrik është tejet agresiv. Vetëm në 24 orët e fundit, 2 pacientë që po merrnin shërbim mjekësor tek Infektivi kanë humbur jetën, ndërsa numri i rasteve të reja është 74. Në total janë 2893 të infektuar, nga të cilët, 1160 janë raste aktive.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment