Bota

Kosova nuk gjen qetësi/ Infektohen 178 persona me Covid-19 në 24 orët e fundit

5 Korrik 2020, 09:03 Nga DOSJA
Kosova nuk gjen qetësi/ Infektohen 178 persona me Covid-19 në 24

KOSOVË-Kosova nuk po gjen qetësi akoma me situatën e Covid-19, pasi ditë pas dite numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 178 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke bërë që në të gjithë territorin e vendit të numërohen  3.356 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Ndërsa ditën e djeshme humbën jetën 6 persona me koronavirus, ku tashmë numri i viktimave në Kosovë ka shkuar në 66, por sipas autoriteteve të shëndetësisë të gjithë viktima kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416.

“50 TË SHËRUAR DHE 178 RASTE ME COVID-19! Sot më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 3.356 raste nga 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese  Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416. Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash.”- thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll