Bota

Vdesin 4 pacientë me Covid-19 në Kosovë, mediat: I vranë qëllimisht, u ndaluan oksigjenin! Ministria: Kanë nisur hetimet,

5 Korrik 2020, 09:28 Nga DOSJA
Vdesin 4 pacientë me Covid-19 në Kosovë, mediat: I vranë

KOSOVË– Katër pacientë të infektuar me Covid-19 kanë ndërr jetë jetë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ngjarja e rëndë u raportua nga mediat vendase, teksa shkruanin se katër pacientët e infektuar kanë ndërruar jetë si pasojë e mos funksionimit të respiratorëve. Gjithashtu mësohet se është kërkuar të bëhet edhe obduksioni i trupave të të vdekurve.

“Të gjitha viktimat kishin edhe sëmundje shoqëruese dhe janë mbi moshën 60 vjeçare.”– ka thënë një zyrtar i QKUK-së, pa dhënë më tepër detaje në lidhje me vdekjen e tyre.

Ndërkohë, të njëjtat media hodhën dyshime se vdekja e këtyte pacientëve është e dyshimtë.

Madje, sipas burimeveIndeksonline brenda hetuesisë është bërë me dije se mes orës 12:30-1:00 dyshohet që dikush me qëllim e ka ndalur oksigjenin. Ky interval kohor përkon edhe me kohën e vdekjes së katër personave.

Pas bujës së madhe të lajmeve, erdhi edhe reagimi zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë. Përmes një njoftimi, ministria bëri me dije se kanë nisur hetimet në lidhje me vdekjen e këtyre katër personave dhe se po hetohet nëse janë vrarë qëllimisht, apo jo.

Prej fillimit të shpërthimit të virusit e deri më tani, në Kosovë janë prekur me koronavirus 3.356 persona, janë shëruar 1.874. Në gjithë botën janë prekur mbi 11 milionë me virusin me koronë, janë shëruar 5.9 milionë ndërsa kanë vdekur mbi 520 mijë pacientë.

(a.c/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove vdekja e 4 pacienteve ne kosove koronavirusi ne kosove vdekja e 4 pacienteve ne kosove

Sondazh

Poll