Bota

Aktakuza ndaj Thaçit/ Mustafa: Jemi në një gjendje me shumë të panjohura, na duhen institucione të fuqishme

5 Korrik 2020, 09:15 Nga DOSJA
Aktakuza ndaj Thaçit/ Mustafa: Jemi në një gjendje me

KOSOVË–  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se paralajmërimi i Prokurorisë së Speciales flet për një betejë të gjatë mes Kosovës dhe Serbisë. Ndër të tjera Mustafa tha se ata që duan zgjedhje nuk ia duan të mirën Kosovës.

Më tej në postimin e tij kreu i LDK-së shtoi se Kosova tashmë ka nevojë për institucione stabël dhe në ditët në vazhdim do të bisedojë me këdo që është i gatshëm për të bashkëqeverisur në mënyrë që të forcohet shteti i Kosovës dhe funksionalizimi i tij.

Gjithashtu Mustafa  tha se situata nuk është e njëjtë me atë para 24 qershorit, dita kur Dhomat e Specializuara në Hagë, lëshuan një lajmërim ku thuhej se Zyra e Prokurorit ka paraqitur aktakuzë Gjykatës Speciale, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, duke shtuar se themelet e pavarësisë së Kosovës janë vënë me luftën e UÇK’së dhe intervenimin e NATO-s.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq

Po e postoj tekstin e plotë, të cilin sot ia dhashë gazetarit të KTV-Së:
Jam i bindur se situata në vendin tonë është tjetër nga ajo që ishte para datës 24 qershor, kur Dhomat e Veçanta në Hagë lëshuan një lajmërim të pashembullt se kanë propozuar aktakuzë kundër z. Thaçi, President i Kosovës dhe z. Veseli, Kryetar i PDK-së. Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë por të të gjitha institucioneve të vendit. Parasëgjithash, ardhmërinë e shtetit të Kosovës.
Krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit sikurse edhe dhunime dhe gjenocid në Kosovë kanë kryer forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Për fat të keq, paralajmërimi i Prokurorisë së Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale flet për një betejë të gjatë të Kosovës me Serbinë, jo vetëm për tu gjykuar individë por për tu mbrojtur e vërteta historike.
Në këtë betejë duhet të jemi bashk, të gjithë ne në Kosovë. Themelet e pavarësisë së Kosovës janë vënë me luftën e UÇK-së, politikën vizionare të Ibrahim Rugovës dhe LDK-së si dhe me intervenimin e NATO-s për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga zhbërja dhe deportimi.
Ne këto rrethana Kosova ka nevojë të sigurojë institucione stabile dhe të fuqishme, të mbështesë institucionet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, një drejtësie të pavarur dhe të pandikuar, sikurse edhe të mbështesë njerëzit e saj që ballafaqohen me drejtësinë deri në përfundimin e saj, sepse deri atëherë fajësia e tyre është vetëm e presypozuar.
Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij. Ata që Kosovë e duan si fushë të gladiatorëve, nuk besoj se ia duan të mirën këtij vendi.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze isa mustafa hashim thaçi nën akuze isa mustafa

Sondazh

Poll