Aktualitet

Festat ‘ilegale’ të maturës, maturantët e Shkodrës injorojnë autoritetet, ‘sfidojnë’ njëri-tjetrin me makina luks

5 Korrik 2020, 12:26 Nga DOSJA
Festat ‘ilegale’ të maturës, maturantët e

SHKODËR- Situata e krijuar nga COVID-19 dhe urdhërat e autoriteteve, nuk kanë penguar maturantët që të zhvillojnë festën e mbrëmjes së maturës. Këta të fundit, kanë anashkaluar këshillat e specialistëve për rrezikun e koronavirusit, duke vijuar ritualin e përvitshëm.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa maturantë në Shkodër, të cilët kanë sfiduar njëri-tjetrin, me makinat luksoze të përzgjedhura, për të shkuar në mbrëmjen maturës. Në një video të publikuar nga “JOQ Albania”, shihet parada e makinave luksoze, të markave “Audi”, “Benz”, “Golf” apo “BMW”, që ata kanë zgjedhur për këtë natë të veçantë.

Ministrja e Shëndetësisë, Besa Shahini ndërkohë pak muaj më parë deklaroi se mbrëmjet e maturës këtë vit do të anulohen. Mirëpo maturantët e Shkodrës nuk kanë dashur ta humbin këtë natë speciale dhe kanë anashkaluar të gjithë këshillat dhe urdhërat e autoriteteve.

Sakaq Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e djeshme gjatë një inspektimi të përbashkët me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliun, paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë për subjektet që shkelin rregullat e COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maturantet ne shkoder maturantet ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2020, 12:25

POGRADEC– Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme, pasi janë kundër ndërtimit të një pike grumbullimi plehrash në...

Aktualitet 5 Korrik 2020, 11:32

VLORË- Radhë kilometrike me makina në Radhimë, Llogara e Palasë.  Qytetarët të cilët këtë fundjavë udhëtuan drejt jugut, po kthehen në banesat e tyre. Resh...