Aktualitet

5 Korrik 2020, 12:25 Nga DOSJA

POGRADEC– Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme, pasi janë kundër ndërtimit të një pike grumbullimi plehrash në fshatin e tyre. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga JOQ, banorët janë përplasur me Policinë dhe shprehen se nuk do të lejojnë ndërtimin e këtij mini-landfilli.  Protestuesit theksojnë se grumbullimi i plehrave do iu shkaktojë sëmundje, madje edhe kancer.

“S’po të prek njeri me dorë mos më prek. Është protestë paqësore “, shprehet i irrituar gjatë përplasjes njëprotestues.  Ndërsa, një efektiv i Policisë shprehet: “Vazhdoni mbapa, hiqni telefonin.”

 

 

 

?

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

Më 1 korrik banorët zhvilluan një tjetër protestë. Ata theksuan se plehrat do iu dëmtojnë ujin, tokën, prodhimet bujqësore dhe pemët frutore. Këto të fundit janë burimet e vetme me të cilat sigurojnë ushqimin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët në pogradec në protestë protestë në gështenjas banorët në pogradec në protestë protestë në gështenjas

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2020, 11:32

VLORË- Radhë kilometrike me makina në Radhimë, Llogara e Palasë.  Qytetarët të cilët këtë fundjavë udhëtuan drejt jugut, po kthehen në banesat e tyre. Resh...