Aktualitet

Kishte mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar, arrestohet 45-vjeçari në Berat, shpallet në kërkim kryeplaku i fshati

5 Korrik 2020, 08:03 Nga DOSJA
Kishte mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar,

BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar 45-vjeçarin me iniciale R.V. Ky i fundit akuzohet se ka mbjellë disa fidanë kanabis në zonë të pyllëzuar midis fshatrave Gjoroven dhe Veleshnje. Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lirë inxhinieri i pyejeve, K.B., 31 vjeç si edhe është shpallur në kërkim kryeplaku i fshatit, I.Sh., 33 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një tjetër tentativë për  kultivim të bimëve narkotike. Vihet në pranga autori i dyshuar, proçedohet në gjendje të lirë inxhinieri i pyjeve, si dhe shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit. Shërbimet e Policisë Berat, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Gjoroven dhe Veleshnje disa fidanë kanabis. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin R.V.,  45 vjeç, banues në Gjoroven.

Gjithashtu u proçedua në gjendje të lirë shtetasi K.B., 31 vjeç, banues në Uznovë me detyrë inxhinier pyjesh për veprën penale ” Shpërdorim detyre” dhe u shpall në kërkim kryeplaku i fshatit, shtetasi I.Sh., 33 vjeç,  banues në Gjoroven për veprën penale ” Mos kallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat  për veprime tëmmëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 45-vjeçari në berat drogë në berat arrestohet 45-vjeçari në berat drogë në berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2020, 07:10

MAT- Plagosje me armë zjarri në Mat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije në orën 23:05 të mbrëmjes së djeshme 32-vjeçari me iniciale T.XH ka plagosur me ar...