Aktualitet

Trafikonin klandestinë me “Suzuki” dhe “Benz” kundrejt fitimit 100 euro, arrestohen 3 trafikantët në Korçë

5 Korrik 2020, 07:46 Nga DOSJA
Trafikonin klandestinë me “Suzuki” dhe “Benz”

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 3 trafikantët, O. B 32 vjeç, A. M., 27 vjeç dhe E. G,  27 vjeç, pasi janë kapur duke trafikuar 14 klandestinë. Uniformat blu bëjnë me dije se O. B., 32 vjeç dhe A. M., 27 vjeç janë arrestuar në vendin e quajtur “Lumi i Vërdovës” në Pogradec, duke transportuar me mjetet  “Suzuki” dhe “Benz” 5 emigrantë. Ndërsa,  E. G., 27 vjeç është kapur me 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve do iu merrte 100 euro për transportin.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni i koduar “Perimetri”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Gjatë operacionit goditen edhe dy raste të tjera.

Vihen në prangat e policisë 3 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 14 emigrantë të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– O. B., 32 vjeç, banues në Farkë, Tiranë dhe A. M., 27 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, pasi këta shtetas janë kapur në vendin e quajtur “Lumi i Vërdovës” në Pogradec, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin me mjetet tip “Suzuki” dhe “Benz” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

– E. G., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në unazën e qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Mitsubishi”, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 trafikantë në korçë operacioni perimetri arrestohen 3 trafikantë në korçë operacioni perimetri

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2020, 07:10

MAT- Plagosje me armë zjarri në Mat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije në orën 23:05 të mbrëmjes së djeshme 32-vjeçari me iniciale T.XH ka plagosur me ar...