Aktualitet

5 Korrik 2020, 07:10 Nga DOSJA

MAT- Plagosje me armë zjarri në Mat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije në orën 23:05 të mbrëmjes së djeshme 32-vjeçari me iniciale T.XH ka plagosur me armë zjarri 30-vjeçarin E.M. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në rrugën Burrel-Tiranë. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

30-vjeçari po merr mjekim në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Ndërsa autori 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia. Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona që kanë djeni për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes. Me datë 04.07.2020, rreth orës 23.05, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në aksin rrugor Burrel -Tiranë, pranë një lokali, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M., 30 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e  autorit të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kërcet arma në mat plagoset 30-vjeçari në mat kërcet arma në mat plagoset 30-vjeçari në mat

Sondazh

Poll