Sport

Zidane humb durimin, kërkon urgjentisht largimin e dy yjeve

4 Korrik 2020, 14:20 Nga DOSJA
Zidane humb durimin, kërkon urgjentisht largimin e dy yjeve

Zinedine Zidane është shumë pranë fitimit të titullit të dytë kampion si trajner i Real Madridit. “Los Blancos” u duhet të fitojnë katër nga pesë ndeshjet që kanë mbetur për t’ia dalë.

Trajneri, sipas medieve franceze, po mendon largimin e dy lojtarëve ofensivë. Ata janë Gareth Bale dhe James Rodriguez. Pavarësisht emrit të madh, ata nuk kanë përmbushur pritshmëritë në Madrid.

Uellsiani nuk është i lumtur atje, por vijon të qëndrojë duke qenë se merr pagë të majme. James po kërkon një skuadër që i garanton një vend titullari dhe Zidane nuk ia ofron.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato real madrid zidane merkato real madrid zidane

Sondazh

Poll