Sport

Inter “boshatis” Bundesligën, pas Hakimit tani zikaltërit mendojnë për yllin e Bayern Munich

4 Korrik 2020, 12:47 Nga DOSJA
Inter “boshatis” Bundesligën, pas Hakimit tani zikaltërit

MILANO-Tani për tani mbetet një ëndërr por Inter po punon prej muajsh,sepse Conte e di shumë mirë, se për të fituar, i duhen lojtarë si David Alaba. Zikaltërit po punojnë për të transferuar mbrojtësin anësor të Bayern Munich. Marotta dhe Ausilio prej kohësh janë intersuar për austriakun, i cili do të ishte perfekt në krahun e majtë. Risia më e madhe është se Alaba ka qenë dy herë në Milano, futbollisti është takuar me drejtuesit e Interit, pjesë e këtij takimi ka qënë babi i lojtarit dhe përfaqësuesi i tij Zahavi.

Alaba vlerësohet 50 milion dhe paga e tij bruto shkon në 11 milion, kontrata e lojtarit pritet të skadojë vitin tjetër dhe aktualisht nuk ka asnjë sinjal për rinovimin e lojtarit me klubin bavarez.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alaba bayern munich alaba bayern munich

Sondazh

Poll