Aktualitet

“Situata është shqetësuese”, mjeku Mezini: Spitali COVID3 duhej të ishte hapur, qeveria nuk pati strategji pas mbarimit

4 Korrik 2020, 17:07 Nga DOSJA
“Situata është shqetësuese”, mjeku Mezini: Spitali

TIRANË- Mjeku pneumolog Arjam Mezini ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe ka thënë që është shumë shqetësuese. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, Mezini u shpreh se në kohën kur vendi ishte i mbyllur duhet të kishte një strategji se si do bëhej hapja, e shtoi se këtë gjë nuk e kishin bërë autoritetet.   

Unë do e quaja situatën shqetësuese dhe si qytetar të përdorim maskën, sidomos në ambjente të mbyllura dhe të mbajmë të gjitha kushtet e higjenës. Ajo periudhë 3-mujore duhej të shfrytëzohej që çdo njeri të mund të dinte se cfarë do të bënte me hapjen. Situata është shqetësuse, dhe unë e shoh për shkak të mungesës së një strategjie të qartë”, u shpreh ai.

Më tej mjeku theksoi se me rastet e reja, spitali i Covid3 duhet të ishte hapur, por kjo gjë nuk ka ndodhur. “Covid3 duhet të ishte i hapur. Të sëmurët në moshë të re duhet që të kenë kujdes se mos e përhapin tek të afërmit që janë të moshuar, sidomos kur rrinë pranë prindërve ose gjyshërve. Ka pasur edhe nëna shtatëzënë që kanë ardhur tek Spitali Infektiv”, shtoi ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan mezini koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 situata e covid19 arjan mezini koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 situata e covid19

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Korrik 2020, 15:58

TIRANË- Për gazetarin Hamdi Jupe, 2 korriku mbetet gjithnjë një datë e mirë për të bërë një bilanc mbi atë cka ëndërronin shqiptarët 30 vite më parë. I ftu...