Aktualitet

VIDEO/ “Sekti fetar i mori në qafë”, kunati i i Zhaneta Josifit rrëfen me lotësh përpjekjet për t’i nxjerrë nga sht

4 Korrik 2020, 14:29 Nga DOSJA
VIDEO/ “Sekti fetar i mori në qafë”, kunati i i Zhaneta

TIRANË- Sotir Kristollari, kunati i Zhaneta Josfit, gruas që u vetëflijua bashkë me vajzën në banesë, rrëfen në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anila Hoxha se një sekt fetar i rekrutoi që kur ato jetonin në Përmet.

“Anisa kishte studiuar për ekonomi biznes, Blerta inxhiniere elektronike. Blerta punoi nja 5 vjet inxhiniere. Pas 5 vjetësh çupën e heqin. Reformë 200 veta. Anisa ç’merrte nga këto komunikimet me internet. U fut brenda në shtëpi!”, shprehet ai. I pyetur se si quhet sekti në të cilën angazhohej Anisa, Zhenta dhe Blerta, ai përgjigjet:

“Ardhur nga Holanda më duket në Përmet, pastaj vazhduan lidhjet me këtë grup të Përmetit. Para një viti e ka marr një grua Anisën dhe i thoshte “Stop, Stop, mos lexo këto libra!”. Ato filluan të mbyllen. U mbyll e para Anisa, dalëngadalë dhe Blerta.

I përlotur ai vijon të tregoj më tej se: “Erdhi koha e pandemisë, nuk vinte në punë as e ëma. Ishte fundi i marsit. Të dyja më hapën derën, Blerta dhe Zhaneta. U ula në tavolinë. Anisa ka ardhur xhaxhi! Anisa dil! Jo s’u përgjigj Anisa, Anisa kish mbaruar. Nuk e pash ishte në dhomën tjetër”.

“I thash Zhanetës i kërkova vajzën. Dale dhe një javë, fundi i marsit, dale dhe fundi i prillit, i vajta prapë nga fundi i muajit. Zhaneta ishte ulur në të njëjtin divan me Blertën, se kishte hall se mos e tradhtonte Blerta. Se Blerta matej sikur të thoshte diçka!”, përfundon i përlotur kunati i Zhaneta Josifit.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi sotir kristollari zhaneta josifi anisa josifi blerta josifi sotir kristollari zhaneta josifi

Sondazh

Poll