Aktualitet

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve letër Besa Shahinit: Shty zgjedhjet, nuk mund të zhvillohen në këto kushte

4 Korrik 2020, 16:13 Nga DOSJA
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve letër Besa Shahinit:

TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ,i ka dërguar sot një letër ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini dhe kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në universitet.

Në letrën e tyre SPUSH shkruan se zgjedhjet duhet të zhvillohen kur kushtet lejojnë zhvillimin e një procesi normal zgjedhor. Kërkesat për Shahinin, kjo sindikatë ai ka dërguar për dijeni dhe Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. 

Më tej ata shprehet se zhvillimi i zgjedhjeve në këto kushte i mohon studentëve të drejtën për të votuar për Rektorin, Dekanin dhe përfaqësuesit e tyre në Senatin Akademik.

“Këto zgjedhje në kohë pandemie dhe në mungesë të studentëve në universitetet publike, janë tërësisht formale, sepse ajo nuk krijojnë asnjë premisë e mundësi reale për konkurrim të dnërshëm dhe të paanshëm. Në kushtet kundër numri i të prekurve me COVID-19 shtrohet nga dita në ditë, hapja dhe zhvillimi i fushatës për zgjedhje presupozon takime dhe grumbullime studentësh dhe pedagogësh me kandidatët për dekan dhe rektorë. Këta të fundit duhet të shpalosin platformat e tyre për zhvillimin akademik të universiteteve”, janë disa nga arsyet pse kjo sindikatë është kundër mbajtjes së zgjedhjeve.

Prej ditësh në vend ka nisur një debat për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Universtitetin e Tiranës. Ministria e Arsimit dhe Rektorati nisën punën dhe kërkojnë që zgjedhjet të mbahen në 12. Ndërkohë grupime të ndryshme studentësh e kanë kundërshtuar. Ata kanë kërkuar që zgjedhjet të mos mbahen tani në qershor, pasi rrezikohet jeta e tyre por dhe procesi nuk mund të jetë i rregull. Me anë të kërkesave ata janë shprehur se zgjedhjet duhet të zhvillohen pasi të përfundojë pandemia.

Nga ana tjetër gjithashtu Rektori i UT, Mynyr Koni ka kërkuar anulimin e zgjedhjet dhe ka shkarkuar pedagogët që janë në Komisionin Institucional të zgjedhjeve me motivacionin se kishin shkelur rregullat, pasi nisën procedurën për hapjen e garës për Rektor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini sindikata e punonjësve të universiteteve zgjedhjet ne universitet besa shahini sindikata e punonjësve të universiteteve zgjedhjet ne universitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Korrik 2020, 15:58

TIRANË- Për gazetarin Hamdi Jupe, 2 korriku mbetet gjithnjë një datë e mirë për të bërë një bilanc mbi atë cka ëndërronin shqiptarët 30 vite më parë. I ftu...