Aktualitet

ZYRTARE/ Shoqata e Transportit: Të hënën rinisin punë urbanët në Tiranë, kemi arritur marrëveshjen me Veliaj

4 Korrik 2020, 14:08 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Shoqata e Transportit: Të hënën rinisin punë

TIRANË- Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka njoftuar sot se të hënën do të rinisin punë të gjitha linjat e urbanëve në Tiranë. Në një njoftim për mediat kjo shoqatë bën me dije se sot është arritur një marrëveshje me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Më tej shtohet se puna do të vijojë me kushtet e reja, të diktuara nga situata e pandemisë të shkaktuar nga COVID-19. Bashkia Tiranë ka rishikuar dhe ka bërë ndryshimin e protokollit të sigurisë, ku ndër të tjera, sipas legjislacionit në fuqi, ka lehtësuar përgjegjësinë ligjore të operatorëve duke bërë të mundur operimin në linjë.

Në fund Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetar u bën thirrje të gjithë përdoruesve të transportit publik, të respektojnë protokollin e sigurisë antiCovid-19, për shëndetin e tyre dhe të stafeve të urbanëve.

NJOFTIMI I PLOTË

Pas zgjidhjes së pjesëshme të kërkesave tona, tashmë të bëra publike, në marrëveshje me Kryetarin e Bashkisë, z.Veliaj, Ju bëjmë me dije vendimin e të gjithë operatorëve të transportit publik në qytetin e Tiranës për rifillimin e shërbimit të transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me stuatën epidemike. Bashkia Tiranë, sipas kërkesës tone, ka rishikuar dhe ka bërë ndryshimin e protokollit të sigurisë, ku ndër të tjera, sipas legjislacionit në fuqi, ka lehtësuar përgjegjësinë ligjore të operatorëve duke bërë të mundur operimin në linjë.

Bazuar nga sa më lart, ne, operatorët e transportit publik në Tiranë, kemi marrë vendimin për të rifilluar shërbimin në linja me kapacitete të përshtatura me kushtet e reja, në respekt të kërkesës së Kryetarit të Bashkisë dhe të qytetarëve të Tiranës, me qëllim mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi në qytet. Ndërkohë me Bashkinë Tiranë do të vijojnë diskutimi i kushteve për hartimin e një kontrate shtesë me kushte dhe afate të përcatuara për zbatim nga secila prej palëve (bashkia dhe operatorët). Moszabtimi i kushteve të kontratës shtesë do të përbëjë shkak në ditët në vijim për rindërprejen e këtij shërbimi.

Mbetemi shpresë plot se do të plotësohen edhe kërkesat tona ekonomike, të dakortësuara në marrëveshjen me bashkinë, pasi në rast të kundërt, situata e krijuar do të na çojë drejt falimentit të sigurt. I bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të transportit publik, të respektojnë protokollin e sigurisë antiCovid-19, për shëndetin e tyre dhe të stafit tonë.

Më herët, Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se ka gjetur dakordësinë për të mundësuar rinisjen e shërbimit urban. Sipas njoftimit nga bashkia bëhet me dije se puna do të vijojë normalisht, ndërsa është dakordësuar edhe për protokollin e sigurisë. Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të ndjekë me përpikmëri 13 pikat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë.

Tranporti urban në Tiranë, ka qëndruar ui mbyllur që prej fillimit të muajit Mars me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, në kaudër të masave kundër përhapjes së COVID-19. Pasi ministria anuloi këtë urdhër në fund të muajit maj, shoqatat e transportit kanë dorëzuar disa kërkesa dhe deklaruar se nuk mund të rinisnin shërbimin e tyre. Ata kanë kërkuar disa masa lehtësuese nga qeveria dhe subvencione, pasi janë një ndër sektorët më të prekur nga pandemia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane rinis transporti publik shoqatat e transportit urbanet nisin te henen bashkia tirane rinis transporti publik shoqatat e transportit urbanet nisin te henen

Sondazh

Poll