Aktualitet

Arrestohet kryeplaku në Çepan të Skraparit, nuk kishte njoftuar Policisë se në fshat mbillej drogë

4 Korrik 2020, 13:35 Nga DOSJA
Arrestohet kryeplaku në Çepan të Skraparit, nuk kishte njoftuar

BERAT- Policia e Skraparit ka vijuar kontrollet për zbulimin e parcelave të kanabisit dhe ka zbuluar se në Njësinë Administrative Çepan ka zbuiluar 295 bimë. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ka arrestuar kryeplakun e fshatit Prishtë, pasi nuk kishte njoftuar autoritet që në zonën e administruar nga ai mbillej drogë.

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit. Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Prishtë, Njësia Administrative Çepan, Skrapar. J.L., 39 vjeç banues në Prishtë Skrapar.

Arrestimi i tij u bë  pasi në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vendin e quajtur “Moçalishta” kanë gjetur 295 bimë Canabis Sattiva. Shtetasi J.L eshte person i dyshuar per kultivimin e bimeve narkotike, gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policine e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike. Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kryeplaku i fshatit mbjellja e kanabisit arrestohet kryeplaku i fshatit mbjellja e kanabisit

Sondazh

Poll