Aktualitet

Vatër e re në Korçë/ Dy prej tre të infektuarëve pjestarë të një familje, pacientët në gjendje të stabilizuar

4 Korrik 2020, 13:03 Nga DOSJA
Vatër e re në Korçë/ Dy prej tre të infektuarëve

KORÇË– Situata e Covid-19 në Shqipëri është shumë e paqëndrueshme. Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e  përditshëm të të dhënave lidhur me pandeminë COVID-19, bëri me dije se janë infektuar të paktën  67 persona të tjerë me koronavirus, ku prej 3 tyre janë regjistruar në qytetin e Korçës.

Mësohet se për këto tre pacientë të tjerë në Korçë është ende e paqartë sesi u infektuan. Ndërkohë është mësuar se dy prej  tyre janë anëtarë të një familje.

Por 3 rastet e reja të ditës së sotme me koronavirus në Korçë janë vatra të reja dhe si rrjedhojë është e paqartë mënyra sesi janë prekur. Megjithatë deri më tani thuhet se gjendja shëndetësore e të 3 pacientëve është e stabilizuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima të reja nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar në 74 totalin për vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 67 raste pozitive, ndërsa tek Infektivi janë shënuar shtrirje të reja.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll