Aktualitet

Rreziku për ngjarje tragjike/ Apeli i ISHP për qytetarët: Shmangni sa më shumë përdorimin e kondicionerit në makinë

4 Korrik 2020, 11:32 Nga DOSJA
Rreziku për ngjarje tragjike/ Apeli i ISHP për qytetarët:

TIRANË– Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë apel qyetarëve që të shmangin sa më shumë përdorimin e kondicionerit, si në makinë dhe në ambiente të tjera, punë dhe në shtëpi.

Kujtojmë se shumë ekspertë nga e mbarë bota që në fillimet e pandemisë thanë se përdorimi i kondicionerit ndikonte negativisht në përhapjen e koronavirusit.

Në postimin e ISHP listohen të gjitha gjërat që duhet të kenë kujdes qytetarët në këto ditë të nxehta vere.

Postimi i Plotë:

Për shkak të sezonit turistik dhe temperaturave e larta, shtohet fluksi i qarkullimit dhe rreziku për ngjarje tragjike në rrugë.

KESHILLAT
⚠️ Prandaj kujdes❗️
?Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit para nisjes.
?Vendosni rripin e sigurimit.
?Mos shpejtoni.
?Jo konsumit të alkoolit.
?Përdorni sa më shumë lëngje.
?Shmangni celularin në timon.
?Bëni herë pas here ndalesa në vende të freskëta, me hije, ujë të ftohtë etj.
?Përdorni veshje të lehta.
?Mos neglizhoni rregullat e sigurisë për pandeminë.
?Evitoni sa më shumë përdornin e kondicionerit.
Gjithashtu bëhet thirrje për mbajtjen e maskës dhe: Shmangni vendet me grumbullime, ambientet e mbyllura dhe bashkëbisedimet në distancë të afërt.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet instituti i shëndetit publik koronavirusi ne shqiperi instituti i shëndetit publik koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll