Aktualitet

Rastet e reja/ Dy pacientët e infektuar punonjës Administrate në Qarkun e Kukësit

4 Korrik 2020, 11:14 Nga DOSJA
Rastet e reja/ Dy pacientët e infektuar punonjës Administrate në

KUKËS–  Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e  përditshëm të të dhënave lidhur me pandeminë COVID-19, bëri me dije se janë infektuar të paktën  67 persona të tjerë me koronavirus, ku dy prej dy tyre janë regjistruar në qytetin e Kukësit.

Burime për Dosja.al kanë treguar se dy rastet e konfirmuara në Kukës janë edhe punonjës Administrate në Qarkun e Kukësit.  Në këtë mënyrë mundësia që këto dy punonjës të kenë infektuar edhe kolegë të tyre apo qytetarë të tjerë është e lartë, pasi ata kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit dhe nuk kanë qenë në dijeni për infektimin nga koronavirusi.

Deri më tani në të gjithë territorin e  Shqipërisë janë infektuar nga Covid-19,  2.819 persona dhe kanë vdekur 74 të tjerë. Ndërkohë lajmi i mirë është se të paktën  1.107 pacientë janë shëruar totalisht nga virusi, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohen dy punonjes ne kukes koronavirusi ne kukes infektohen dy punonjes ne kukes koronavirusi ne kukes

Sondazh

Poll