Bota

Dha dorëheqjen mes pandemisë/ Nis hetimi për ish-kryeministrin francez që keqmenaxhoi situatën e COVID-19

4 Korrik 2020, 14:28 Nga DOSJA
Dha dorëheqjen mes pandemisë/ Nis hetimi për ish-kryeministrin

FRANCË-Një ditë më parë Edouard Philippe dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Francës. Lidhur me largimin e tij mediat e huaja kanë shkruar se tashmë ish-kryeministri është duke u hetuar nga një gjykatë e lartë franceze për menaxhimin e tij të krizës COVID-19.

Ky lajm erdhi vetëm pak orë pasi ai dha dorëheqjen nga posti i tij për t’u bërë kryetari i bashkisë së Le Havre pas zgjedhjeve komunale të dielën e kaluar.

Mësohet se ai është akuzuar për “dështimin për të luftuar fatkeqësinë” në një çështje të hapur nga Gjykata e Drejtësisë e Republikës, gjykata e vetme franceze që mund të gjykojë anëtarët e qeverisë për veprimet e tyre gjatë kohës që ishte në detyrë. Prandaj Philippe mund të dënohet me dy vjet burg por edhe me gjobë.

Sa i përket akuza që rëndojnë mbi të, ish-kryeministri ka thënë se “do t’i sjellë në komisionin e hetimit të gjitha përgjigjet dhe informacionet e nevojshme” për të kuptuar veprimin e tij dhe atë të qeverisë së tij.

Edhe ministri i shëndetësisë i Francës Olivier Véran dhe paraardhësi i tij Agnès Buzyn, i cili u tërhoq në shkurt për të kandiduar si kryetar i Parisit është nën hetim.

Ministri francez i shëndetësisë Véran thotë në Tëitter se ishte një ‘nder’ për të shërbyer në kabinetin e Philippe pas dorëheqjes së kryeministrit.

Ndërkohë presidenti francez, Emmanuel Macron nuk ka komentuar në lidhje me këtë çështje specifike që përfshin Philippe, por ai falënderoi ish-kryeministrin për punën e tij gjatë mandatit të tij trevjeçar.

Çështja është hapur pasi pacientët me COVID-19, mjekët, personeli i burgut, oficerët e policisë dhe të tjerë kishin parashtruar një ankesë të paprecedentë në Gjykatën e Drejtësisë të Republikës nga mesi i marsit, veçanërisht për mungesat e maskave dhe pajisjeve të tjera.

Deri më tani Franca ka raportuar numrin e pestë më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në të gjithë botën, me mbi 29.893 jetë të humbura dhe mbi 166 mijë të infektuar.

Burimi: Euronews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota edouard philippe koronavirusi ne france edouard philippe koronavirusi ne france

Sondazh

Poll