Aktualitet

E KRYER/ Bashkia e Tiranës jep lajmin: Shoqata e Transportit bindet të rinisë të hënën nga puna

Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se Shoqata e Transportit Publik Urban gjetën dakordësinë për të mundësuar rinisjen e shërbimit ndaj qytetarëve do të fillojë normalisht, ndërsa është dakordësuar edhe për protokollin e sigurisë.
Featured image of article: E KRYER/ Bashkia e Tiranës jep lajmin: Shoqata e Transportit bindet të rinisë të hënën nga puna Foto ilustruese

TIRANË– Zyrtarisht të hënën rinis trasporti publik! Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se Shoqata e Transportit Publik Urban gjetën dakordësinë për të mundësuar rinisjen e shërbimit ndaj qytetarëve do të fillojë normalisht, ndërsa është dakordësuar edhe për protokollin e sigurisë.

Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të ndjekë me përpikmëri 13 pikat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë.

PROTOKOLLI:

  1. Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.
  2. Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.
  3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.
  4. Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.
  5. Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.
  6. Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.
  7. Duhen dezinfektuar makinat.
  8. Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.
  9. Në terminal duhet zbatuar distancimi.
  10. Terminali të dizinfektohet.
  11. Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.
  12. Të respektohen masat e higjienës.
  13. Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse.

Për të maksimalizuar sigurinë ndaj COVID-19, edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkaq, sikurse është rënë dakord mes Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik,  mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.

Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi.

Në çdo mjet do të vendosen postera për respektimin e rregullave të higjienës, të rekomanduara nga OBSH-ja, të vendosura në vende të dukshme për udhëtarët.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment