Politike

Basha jep detajet për procesin zgjedhor brenda PD-së: Jemi të hapur, anëtarësia do ketë një rol domethënës

3 Korrik 2020, 20:13 Nga DOSJA
Basha jep detajet për procesin zgjedhor brenda PD-së: Jemi të

TIRANË- Partia Demokratike pak ditë më parë ka nisur procesin për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie. Po ashtu është nisur dhe procesi i hapjes së Partisë Demokratike, duke ftuar të gjithë të larguarve, por dhe personave të tjerë që duhet të kontriubojnë për opozitën.

Sot kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka treguar detaje nga procesi zgjedhor që është nisur brenda PD-së. Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, numri një i PD tha se anëtarësia ka rolin kryesor, pasi ata do vendosin për atë që do i përfaqësojnë.

PD është e hapur dhe nuk ka qenë kurrë e mbyllur. Kjo s’do të thotë që hapja është të vish e të bëhesh deputet. PD ka prej 30 vitesh qindra mijëra simpatizantë e militantë e votues që e kanë mbështetur. Hapja do të thotë që do jetë një parti që do përthitë gjithë mendimin brenda spektrit të saj. Është e hapur për këdo që ndan plotësisht apo pjesërisht këto vlera me PD. E reja në këto javët e fundit, kemi nisur një proces që e premtova si kryetar, që anëtarësia do ketë një rol domethënës. Në këtë moment që flasim ne, po zhvillohen mbledhjet për 40 a 50 qytete të Shqipërisë për zgjedhjen nga anëtarësia për kandidatë të mundshëm”, u shpreh Basha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gara brenda pd hapja e pd lulzim basha gara brenda pd hapja e pd lulzim basha

Sondazh

Poll