Politike

Ndërtimi në fidanishten e UBT, Malltezi: I paligjshëm. Secili oligark i Ramës ka bërë një gropë në mjedis

4 Prill 2019, 15:31 Nga DOSJA
Ndërtimi në fidanishten e UBT, Malltezi: I paligjshëm. Secili

TIRANË- Kreu i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, i ftuar në studion e televizionit Fax News, foli rreth situatës me ndërtimet në Shqipëri.

Duke u ndalur tek ndërtimi që po bëhet pranë Universitetit Bujqësor, (Lexo këtu) Malltezi u shpreh se ky ndërtim po bëhet pa një tabelë informuese.

Ai tha se sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, nuk kthehen pronat që janë në përdorimin e kopshteve, shkollave apo mjediseve akademike, përfshi edhe Universitetin. Malltezi shprehet se shteti po bën një shkelje të rëndë, pasi tokën po ia merr edhe privatit, nëse dikush ka fituar gjyqin por edhe Universitetit, për t’ia dhënë një privati tjetër.

Po ashtu teksa komentoi përplasjet mes studentëve dhe ndërtuesve, Malltezi u shpreh se aty po ndërtohej pa një tabelë informuese, dhe ndonëse u kërkua që të nxirnin lejen e ndërtimit, ata nuk e kanë bërë këtë gjë.

“Ajo që parashikohet në masterplanin e Universitetit Bujqësor, është se zona në fjalë e cila është rrethuar për tu bërë shkollë 9-vjeçare, është fidanishte. Ajo përdoret si një laborator fushor për Universitetin. Edhe drejtuesit e Universitetit Bujqësor u shprehën se ishte diçka e papritur për ta”, – tha Malltezi.

Më tej duke u ndalur tek kullat e parashikuara për tu ndërtuar në Tiranës, Malltezi dha se kjo nuk duhet të ndodhë pasi Tirana nuk është një sonë sizmike e përshtatshme për gradaçela.

Sipas tij, secili oligark i Ramës ka bërë një gropë në mjedis. 

Sot studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë ngritur sot në protestë pasi po prishet fidanishja e këtij universiteti dhe deri më tani thuhet se aty do të ndërtohet një godinë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jamarbër malltezi prishet fidanishtja studentët e universitetit bujqësor në protestë jamarbër malltezi prishet fidanishtja studentët e universitetit bujqësor në protestë

Sondazh

Poll