Politike

Konteineri i bllokuar në Durrës/ Berisha denoncon me emra: Drejtori i doganave i përfshirë në vjedhje

4 Prill 2019, 13:51 Nga DOSJA
Konteineri i bllokuar në Durrës/ Berisha denoncon me emra: Drejtori i

TIRANË– Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të doganës së Durrësit, ku akuzon drejtorin e departamentit të përgjithshëm të Doganave, Gjon Bardhi, se po fsheh kontenierin e kapur me mallra kontrabandë, ku sipas qytetarit, i përket shtetasit Artur Danaj.

Por, sipas qytetarit, drejtori i doganave, Gjon Bardhi për të mbuluar emrin e Danajt, po përdor emrin e kuantit të tij, Ervis Meçe, pasi edhe vetë është i përfshirë në kontrabandën e Danajt.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Vjedhje dhe korrupsion e fallsifikim ne doganen e narkoshtetit Durres.

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e doganierit dixhital. sb

Pershendetje zoti Doktor Berisha. Jam nje punonjes i doganes Durres qe do te lutesha shume nga ana juaj te mbetem anonim se me pushojne nga puna. Duke mare shkak edhe nga shkrimet ne media si edhe presionit qe po ushtrohet aktualisht ne keto momente nga Shefi i Departamentit ne drejtorine e pergjitheshme te Doganave nga GJON BARDHI qe Kondinieri i kapur edhe aktualisht i bllokiar me mallra kontraband firmato fallco te ardhura nga kina si Ora, Rripa, Syze, portofola edhe Atlete edhe kepuce sportive te cilat mbajne logon e markave te fuqishme boterore. Kondinieri ne fjale ndodhet i bllokuar ne ambjentet e doganes durres qe prej dates 01-04-2019 per tu zhdoganuar ne emer te subjektit ERVIS MECE me nipt L61809009A, por kondinieri ne fjale i perket shtetasit qe ju disa e keni denoncuar per futien e mallerave kontraband ARTUR DANAJ. Per te fshehur emerin e tij ka perdorur kunatin e vet ERVIS MECE. Presioni qe po behet nga GJON BARDHI eshte zakonisht i madhe sepse shefi i departamentit eshte i perfshire ne kontrabanden qe po ben ARTUR DANAJ qe gjithashtu eshte i mbrojtur nga shefi i krimit ekonomik te drejtoris MARSEL DULE. Gjon Bardhi sot ka bere mbledhie urgjente ne oren 9 duke bere presion per te derguar kondinierin drejt doganes Tirane per ta shpetuar se ka mare 50000$ kafe nga zoteria ARTUR DANAJ.

Ju lutem se shefi i departamentit kerkoj pezullim nga detyra. GJON BARDHI shefi i departamentit te drejtoris se pergjithshme

Jane te perfshire GJON BARDHI. Shefi i Departamentit, Marsel Dule shefi i seksionit krimit ekonomik, Artiol Saliaj ish drejtori i antikorrupsionit ne drejtorin e përgjithshme.

Denoncimi i punonjësit të doganës, vjen, pasi para 2 ditëve u bllokua në portin e Durrësit një kontenier me mallra kontrabandë, (Lexo këtu) ku mallrat kishin falsifikuar firma të mëdha botërore dhe do të hynin në tregun tonë, si origjinale.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur danaj denoncimi te berisha gjon bardhi sali berisha artur danaj denoncimi te berisha gjon bardhi sali berisha

Sondazh

Poll