Politike

‘Protesta’/ Ministri Çuçi: Subvencione për fermerët që shesin qumësht

4 Prill 2019, 14:34 Nga DOSJA
‘Protesta’/ Ministri Çuçi: Subvencione për

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit Rural Bledi Çuçi, në një dalje për mediet deklaroi ditën e sotme se fermerët do të shpërblehen me 10 lekë për çdo litër qumësht.

Ministri Çuçi tha se kjo masë është një mbështetje e madhe për fermerët, e cila u mor në kohën e duhur. Sipas Çuçit, kjo nismë ndikon pozitivisht në përpunimin dhe prodhimin e qumështit.

Deklarata e ministrit, vjen, pas revoltës së fermerëve të të Lushnjes, Beratit dhe Kuçovës, të cilët dolën për ditë me radhë  në rrugë dhe protestuan për rimbursimin e TVSH-së.

Fermerët do fitojnë një kompensim 10 lekë për çdo litër qumësht. Fermerët duhet të dorëzojnë pranë AZHBR faturën tatimorë të shitjes së qumështit nëpër pikat. Kjo masë e marrë është një mbështetje për fermerët dhe një reagim në kohën e duhur. Një mase e tillë ndikon pozitivisht në sektorin e përpunimit dhe prodhimit të qumështit.

Ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit Rural Bledi Çuçi

Fermerët kundërshtonin skemën e re të rimbursimit të produkteve blegtorale. Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi e njoftoi këtë vendim, fermerët në protestën e djeshme u shprehën skeptik, pasi kanë muaj që nuk marrin kompensim për TVSH. Ndërkohë, sot qeveria nxori vendimin, (Lexo këtu) ku akordon një fond prej 84 milionë lekë të reja për të rimbursuar fermerët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledi çuçi fermeret derdhin qumeshtin ne rruge protesta e fermereve ne lushnje rritja e tvsh bledi çuçi fermeret derdhin qumeshtin ne rruge protesta e fermereve ne lushnje rritja e tvsh

Sondazh

Poll