Politike

Premtimi i pagave/ Ministrja Denaj: Rritja do fillojë nga data 1 prill, ja përfituesit

4 Prill 2019, 15:10 Nga DOSJA
Premtimi i pagave/ Ministrja Denaj: Rritja do fillojë nga data 1 prill, ja

TIRANË-Pas deklaratave të PD-së për mos rritjen e pagave të mësuesve e mjekëve, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka theksuar se ky premtim i Qeverisë do të mbahet.

Në një postim në “Facebook”, Denaj shkruan se, sikurse u bë e ditur edhe gjatë procesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje e të nivelit të pagave të tyre, teksa shton se rritja  do të aplikohet, duke filluar nga data 1 prill 2019.

Postimi i plotë i Anila Denaj:

Rritja e Pagave në vitin 2019, një tjetër premtim i mbajtur i Qeverisë Shqiptare.

Sikurse është bërë e ditur gjatë procesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje të qenësishme të nivelit të pagave të tyre. Kjo rritje do të aplikohet duke filluar nga data 1 Prill 2019. Nga kjo politikë do të përfitojnë:

36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %

4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %

6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7 %

3,560 punonjës të sistemit penitenciar(policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%

308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%;

Në total, parashikohet që të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës buxhetore, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë.

Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për të vazhduar politikën e rritjes domethënëse të pagave në administratën publike, pasi e konsideron si një element kyç në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama tha se të ardhurat e larta në buxhet, i japin qeverisë komoditetin për të aplikuar nga 1 prilli i 2019-ës, rritjen e pagave në shëndetësi, arsim dhe në mbrojtje.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anila denaj edi rama rritja e rrogave anila denaj edi rama rritja e rrogave

Sondazh

Poll