Politike

‘Ligjet’/ Xhafaj: Ta themi troç, OPGJ-të janë sekserë të prokurorëve. Braho: Ne jemi me të dyja këmbët hapur

4 Prill 2019, 13:05 Nga DOSJA
‘Ligjet’/ Xhafaj: Ta themi troç, OPGJ-të janë

TIRANË- Debate të forta në Komisionin e Ligjeve lidhur me detyrën e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe ndryshimet në ligjin për Policinë.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka vijuar me kritikat për sistemin politik, e veçanërisht për Policinë.

Xhafaj tha se OPGJ në shumicën e rasteve shërbejnë si sekserë të Prokurorëve. Përgjigjien ia ka kthyer socialisti Spartak Braho, i cili tha se “ne jemi me këmbë hapur, se ju s’përcaktoni funksionet e OPGJ”.

Debati i plotë:

Fatmir Xhafaj: Ta themi troç, oficerët e policisë gjyqësore në sanksionet pranë prokurorive, në shumicën e rasteve, shërbejnë si sekserë të prokurorëve. Nga mënyra se si është organizuar, kanë shërbyer për të zgjidhur çështje të raportit mes prokurorëve dhe klientëve, më shumë sesa për hetime profesionale.

Spartak Braho: Ne vazhdojmë akoma t’i mbajmë të dy këmbët hapur dhe nuk përcaktoni realisht lidhur me funksionet konkrete dhe varësinë konkrete të funksioneve të oficerëve të policisë gjyqësore.

Alket Hyseni: Ky shqetësim nuk është pa baza dhe kolegët e kanë ngritur në grupin e punës. Me tagrat që kanë ka prokurori sot dhe me pavarësinë që ka, nëse e keqpërdor nuk ka ligj që do ta kornizojë veprimtarinë e tij.

Në seancën e të enjtes së shkuar në parlament, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj kritikoi hapur punën që është bërë me Vetting-un në Polici. Xhafaj ishte kundër ndryshimeve të miratuara që i hapnin rrugë SHÇBA të bënte Vetting-un e 13 mijë punonjësve të Policisë së Shtetit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debate te ligjet fatmi xhafaj oficeret e policise gjyqesore spartak brahi debate te ligjet fatmi xhafaj oficeret e policise gjyqesore spartak brahi

Sondazh

Poll