Sport

“E pa e gjithë Shqipëria, nuk kam çfarë të them unë tani”, Safet Gjici i ashpër në deklaratën e tij: Unë e thashë

3 Korrik 2020, 08:21 Nga DOSJA
“E pa e gjithë Shqipëria, nuk kam çfarë të them

BALLSH– Bylis-Tirana u konsiderua nga të gjithë si një estradë. Kjo u pa nga sjellja e lojtarëve në fushën e blertë, por edhe nga luhatja e koeficienteve. Gjithsesi te Tirana e mohojnë me forcë, pavarësisht se pakkush i beson dhe mjafton të futesh në rrjetet sociale të klubit bardheblu, ku tifozët përmes komenteve e konsiderojnë një turp atë që ndodhi.

Një ndeshje e tillë nuk i ka lënë shije të mirë Safet Gjicit, presidenti i nderit te skuadra e Kukësit. Pak kohë më parë kur këto dy skuadra u përballën në kampionat,takim që e fituan bardheblutë, por që u kontestua ashpër nga Gjici. Tani presidenti i nderit i Kukësit foli në lidhje me ndeshjen që u zhvillua në Kupë.

“Po, e pashë ndeshjen, por çfarë doni që t’ju them?! Ndodhi ajo që unë e thashë para pak ditësh. Unë e thashë edhe për ndeshjen e kampionatit se Tirana fitoi lehtësisht në Ballsh. Tani çfarë mund të them unë tjetër? S’kam çfarë t’ju them. E panë të gjithë. E pa e gjithë Shqipëria, nuk kam çfarë të them unë tani”, ka deklaruar Gjici.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis kukesi safet gjci bylis kukesi safet gjci

Sondazh

Poll